Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Rikthim i pafat në “San Siro”/ Dëmtohet “luftëtari” i Barçës, rrezikon El Clasico-n

Rikthimi në “San Siro”, stadium ku luajti për pesë sezone me Milanin, qëlloi fatal për Franck Kessie. Barcelona humbi 1-0 duelin e Champions League ndaj Interit, teksa mesfushori nga Bregu i Fildishtë pësoi një dëmtim që do e mbajë disa ditë larg fushave të blerta.

25-vjeçari e nisi takimin nga stoli dhe u fut në fushë nga tekniku Xavi në minutën e 83’. Kessie u përball me një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. Me anë të një postimi në Twitter, Barcelona lajmëron dëmtimin e mesfushorit potent.

Kessie do t’i nënshtrohet kontrolleve të detajuara mjekësore për të mësuar kohën e rikuperimit. Te Barcelona shpresojnë të mos jetë një lëndim serioz, ndërkohë që objektivi i lojtarit afrikan është të jetë gati për El Clasico-n ndaj Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu” (16 tetor).

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...