Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rivaliteti në dy skajet, një kampionat i jashtëzakonshëm

6 javë nga fundi, një sprint final më interesant se rrallë ndonjëherë, të paktën në këto vitet e fundit, është e pamundur të gjesh një kampionat si ky, në këtë fazë. Kur numërimi mbrapsht ka nisur, të gjithë janë në garë, një luftë e pashembullt për titullin, plot 5 ekipe që e pretendojnë dhe i ndajnë vetëm 6 pikë, me Tiranën që është rikthyer në lojë pas fitores ndaj Vllaznisë.

Kryeson Teuta, udhëheq kampionatin edhe pa bërë bujë, por duke u renditur në “pole position”, ndien fort nga pas dihatjen e një Partizani që shtrëngon dhëmbët pas një barazimi në Laç, në një ndeshje ku përtej episodeve jashtë fushe, loja dhe rezultati konfirmuan ekuilibrin e forcave me kurbinasit, një skuadër që beson shumë se këtë vit mund të bëjë historinë me titullin e parë kampion. Vllaznia, ndërkohë, është aty, me shumë optimizëm dhe besim te vetja. Një humbje në kryeqytet nuk është dramë dhe pikët janë ende në lojë, për një luftë titulli ku askush nuk mund të bëjë parashikime. 5 ekipe në lojë, të gjithë mund të mundin të gjithë, asnjë skuadër me konturet e padronit të shkëputur nga rivalët.

Por e veçanta e këtij kampionati nuk është vetëm rivaliteti i jashtëzakonshëm në pjesën e sipërme të klasifikimit. Rezultatet e javës së 30-të kanë lënë gjithçka të hapur për mbijetesën, mbi të gjitha për meritë të Skënderbeut, në ngjitje konstante me “kurën” e jashtëzakonshme Memelli ka mposhtur Bylisn dhe tani është në luftë të plotë për vendin e tetë. Nuk mund të jenë të qetë ballshiotët, që u duhet të luftojnë deri në fund.

Komplimente për Apoloninë, me fitoren ndaj Kastriotit hoqi paksa nga vetmja statusin e skuadrës së dorëzuar, që kishte prerë biletën, diçka që në këto vitet e fundit ishte mbyllur që pa nisur faza e fundit. Në sajë të fierakëve, nuk mund të flejë mbi dafina as Kastrioti, madje i duhet të zgjohet sa më shpejt me kambënat e alarmit që kanë rënë fort. Ky është një kampionat ku luftohet në çdo front, deri në fund, natyrisht për kënaqësinë e shikuesve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...