Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Roma “turpëron” Chelsean, ngecin Juve e Barça

Mbrëmje magjike për Romën në UEFA Champions League ku skuadra italiane në një 90 minutësh të vetëm hedh një hap shumë të madh drejt fazës tjetër dhe vendit të parë në grupin C. Skuadra e Di Francescos shkatërroi 3-0 në “Olimpico” Chelsean dhe siguroi kreun e kasifikimit. Goli i parë erdhi pas vetëm 40 sekondash nga El Sharawyi dhe i njëjti autor dyfishoi në pjesën e parë. Chelsea nuk arriti të reagonte dhe pësoi edhe golin e tretë në pjesën e dytë nga Diego Perotti. Në po të njëjtin grup, Atletico Madrid u ndal në barazim 1-1 nga Qarabag i Ansi Agollit që siguroi një tjetër barazim historik duke e lënë me një këmbë jashtë fazës tjetër skuadrën e Diego Simeones.

Në Grupin D, Juventusi barazoi 1-1 në Lisbonë kundër Sportingut ku golit të Bruno Cesar iu kundërpërgjigj Higuain në pjesën e dytë duke ruajtur pozitat e bardhezinjve në vendin e dytë, ndërsa Barcelona u ndal në një barazim pa gola në Pire kundër Olympiacosit.

Në Grupin B, Bayerni i Mynihut dhe PSG siguruan matematikisht kualifikimin por duhet të ndajnë vendin e parë në ndeshjen direkte. Francezët shkatërruan 5-0 Anderlechtin me tre gola të Layvin Kurzawa dhe rrjetat e Neymar dhe Verratit. Në Gllasgow, Coman dhe Martinez iu kundërpërgjigjën Celtic që shënoi vetëm një herë në portën e gjermanëve me McGregor.

Situata mbetet e komplikuar në Grupin A ku Basel u mund në shtëpi 2-1 nga CSKA e Moskës dhe u barazua me 6 pikë me rusët në klasifikim, me Taulant Xhakën që luajti titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Manchester United konsolidoi pozitat në krye të klasifikimit pas suksesit 2-0 ndaj Benficas.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...