Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Rumania “treni” i fundit për Euro 2024, Kosova në kërkim të fitores së parë

Kosova luan shansin e fundit për Europianin
Kosova luan shansin e fundit për Europianin

Përfaqësuesja e Kosovës arriti një barazim në “frymën e fundit” në përballjen me Zvicrën. 2-2 rezultati në fundin e një ndeshjeje të veçantë, që kaloi mes emocioneve për disa prej futbollistëve të të dyja skuadrave. Aq sa në “Fadil Vokrri”, ambienti ishte spektakolar në të gjitha drejtimet.

Dy lojtarët me prejardhje nga Kosova: Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u duartrokitën dhe u respektuan nga publiku, ndërkohë që të dy ishin të emocionuar dhe të lumtur që patën mundësi të luanin në vendin e origjinës. Edhe pse me fanellë tjetër.

 

Edhe te Kosova kishte disa futbollistë të cilët kanë lindur në Zvicër, siç është portieri Aro Muric, Fidan Aliti apo Florent Hadergjonaj. Dhe kjo padyshim bënte që ndeshja të mos ishte e zakonshme.

Sidoqoftë, Kosova, marrë parasysh momentin që po kalonin “Dardanët”, bëri një paraqitje mjaft pozitive, duke luajtur si e barabartë me kundërshtarin më të fortë në grupin I.

Edhe pse dy herë ne disavantazh, futbollistët e Kosovës arritën që në dy raste të reagojnë shumë mirë. Duke marrë një pikë që mund të shërbejë për vetbesimin e skuadrës për ndeshjet e ardhshme.

Trajneri i ri, Primoz Gliha vuri menjëherë dorën e tij në skuadër duke vendosur një formacion 4-4-2, me dyshen e sulmit Muriqi dhe Rashica. Ndërsa befasoi me inkuadrimin nga minuta e parë të Bernard Berishës.

Lexoni edhe: 

Për më tepër, slloveni u pa shumë aktiv duke komunikuar me lojtarët, diçka që nuk kishte ndodhur aq shumë nën drejtimin e ish-trajnerit Alain Giresse. Mënyra se si Kosova u ballafaqua me Zvicrën, tregoi se shpirti i skuadrës është ende aty.

Kualiteti, gjithashtu, por duhet punuar më shumë, sidomos në aspektin mbrojtës. Ku Kosova po pëson vazhdimisht. Ndër gjërat pozitive nga ndeshja e së shtunës ishte padyshim edhe debutimi i Meriton Korenicës. I cili e shpërbleu besimin e trajnerit duke dhuruar një super asist për golin e dytë të Vedat Muriqit.

Dardanët kanë zhvilluar 5 ndeshje në grup dhe janë ende pa fitore. 4 barazime dhe një disfatë në këtë periudhë që mund të konsiderohet si më e keqja që nga kualifikueset e Botërorit Rusi 2018.

Ndeshja e ardhshme ndaj Rumanisë është vendimtare në ecurinë e kualifikimeve. Pasi me një fitore eventuale në Bukuresht, Kosova do të mbetej në garë për të shkuar në Euro 2024.

Rumani-Kosovë është programuar për të martën e 12 shtatorit (20:45), përballje që do të transmetohet në SuperSport/DigitAlb.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...