Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Samuel Umtiti përndiqet nga fati i keq, operohet dhe praktikisht humb sezonin

Nuk ishte e thënë që Samuel Umtiti të shohë ditë të lumtura si futbollist i Barcelonës. Mbrojtësi francez, të cilit klubi sapo I rinovoi kontratën deri në vitin 2026 (ishte zgjidhja më e përshtatshme, duke i ulur pagën, që rëndonte shumë aktualisht në arkat e klubit), do të duhet të qëndrojë rreth tre muaj në infermieri pas operacionit që iu nënshtrua orët e fundit. Në njoftimin e klubit “blaugrana” shkruhet:

“Lojtari i ekipit të parë, Samuel Umtiti, i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm për frakturën në metatarsin e pestë të këmbës së djathtë.

Operacioni është kryer këtë të martë nga doktor Antoni Dalmau nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Klubit. Koha e përafërt e riaftësimit do të jetë tre muaj.

Kujtojmë se kjo frakturë është pësuar gjatë stërvitjes së të hënës, kur mbrojtësi francez pësoi një traumë në këmbën e djathtë.”

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...