Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shans për lojtarët e vitlindjes 2009, Shqipëria U15 grumbullohet për tri ditë

Stafi teknik i Kombëtares U15 do të organizojë në fillim të javës një grumbullim me disa lojtarë të vitlindjes 2009. Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se grumbullim do të zhvillohet në Durrës.

24 lojtarë do të ftohen, teksa thuajse të gjithë aktivizohen në Shqipëri dhe vetëm një lojtar vjen nga Italia. Trajneri Armand Damo do të ketë në dispozicion grupin për tri ditë.

Stërvitjet do të zhvillohen në ambientet e kompleksit Tropikal. Ky do të jetë seleksionimi i dytë i Kombëtares U15 brenda një kohe të shkurtër. Tri javë më parë stafi teknik pati mundësinë të testonte një grup më të madh prej 40 lojtarësh.

Seleksionimet vijnë pas përfundimit të turneut të përfaqësueseve rajonale që u zhvillua pak javë më parë. Në të morën pjesë futbollistët e grup-moshave U-13, U-14 dhe U-15 nga e gjithë Shqipëria.

Pasi kanë përzgjedhur lojtarët më të spikatur nga ky turne, stafi teknik ka programuar disa seleksionime për të parë nga afër në aksion të gjithë elementët e spikatur. Një mundësi e mirë kjo për të shfaqur vlerat e tyre me fanellën kuqezi.

Përveç seancave stërvitore, në ditën e tretë të grumbullimit do të organizohet edhe një miqësore ndaj një ekipi tjetër, që mbetet për t’u përcaktuar.

Kombëtarja U-15 do të vazhdojë me seleksionimit për të formuar një grup solid që të jetë i gatshëm edhe për turnetë UEFA Development që do të organizohen këtë vit për këto grup-mosha.

Më postë, edhe lista me emrat e 24 lojtarëve që do të ftohen për këtë grumbullim që do të nisë të hënën e 13 shkurtit:

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...