Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Titulli? Kemi kohë për të festuar, i kemi në vëmendje të rinjtë

Orges Shehi e shmangu euforinë në intervsitën në “Gol pas Goli” pas suksesit në derbi me Dinamon. Trajneri bardheblu theksoi se titulli nuk mund të festohet para kohe.

“Ishte një ndeshje e vendosur nga episodet, ndeshje e sikletshme. Në pjesën e parë kishim rastet tona, por edhe kundërshtari. Nuk e dinim se si do të dilte Dinamo në sulm. Ia kisha thënë edhe skuadrës që në pjesën e parë do të shohim se çfarë do të bëjë trajneri i ri. Në pjesën e dytë bëmë lëvizjen tonë, që doli pozitive. Ndryshimet i bëmë në bazë të lëvizjeve të kundërshtarit.”

Penalltia e Ibraimit: “Në ndeshjet derbi, episodet janë të rëndësishme, janë tri rezultate. Sigurisht kur kundërshtari fiton penallti, mund të kompromentohet ndeshja. Mund të mbyllej barazim, por më vjen mirë që fituam. Penalltia? Nga pozicioni që isha, nuk e pashë, por gabimet janë njerëzore, që nga unë i pari.”

Hapësirë të rinjve? “Është në strategjinë e klubit që të rinjtë duhet të marrin minuta, ne akoma nuk e kemi mbyllur kampionatin dhe në vazhdimësi mund t’u japim minuta lojtarëve të rinj. Nuk ka mbetur lojtar pa luajtur, por ne nuk mund të ndryshojmë dhe të prishim ekuilibrat dhe manovrën tonë me 3-4 lojtarë përnjëherë.”

Seferi meriton kombëtaren: “Mendoj se Seferi e meriton të jetë pjesë e përfaqësues, është në listë pritjeje. Të mos harrojmë që janë dy ndeshje miqësore. Në sfidat zyrtare mendoj se do të jetë pjesë e kombëtares. Fjala titull? Kurrsesi nuk mund të themi që kemi dalë kampion, kur kjo nuk ka ndodhur. Nuk duam që skuadra të ulë ritmin, të futet në stres. Duhet të jemi me këmbë në tokë, kemi kohë për të festuar.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...