Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shifra prej lojtari të madh, Tottenham vendos të blejë kartonin e futbollistit suedez

Andrea Pirlo dhe Masimiliano Allegri nuk arritën t’i gjejnë një vend titullari te Juventus, megjithatë Dejan Kulusevski rilindi në Londër, ku u transferua në huazim me të drejtë blerjeje te Tottenhami i Antonio Contes.

Sulmuesi anësor suedez ia ka dalë të shënojë tre gola dhe të asistojë 6 të tjerë në 9 ndeshjet e para me fanellën e “gjelave” të Londrës, duke u shndërruar në një element kyç të lojës së skuadrës dhe titullar i padiskutueshëm.

Me paraqitjen dhe shifrat e tij, Kulusevski i ka bindur të gjithë në Londër dhe Tottenham duket se ka vendosur të ushtrojë menjëherë të drejtën e blerjes së kartonit të tij për shifrën e 35 milionë eurove.

Këto para pritet të kalojnë në arkat e Juventusit brenda fundit të majit, me bardhezinjtë që do të provojnë të investojnë në të tjera reparte, për të kompletuar organikën për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...