Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Mourinho pëlqen Botengun, Umtiti larg Barçës

Roma vazhdon të ushtrojë presion për të siguruar shërbimet e Jerome Boateng, i cili do të largohet nga Bayerni i Mynihut në fund të qershorit. Trajneri Jose Mourinho kërkon futbollistë me eksperiencë për të përforcuar mbrojtjen dhe gjermani duket se i plotëson kërkesat e trajnerit portugez. Drejtuesit e verdhekuqve për të bindur lojtarin i kanë ofruar atij kontratë dyvjeçare me pagë që kap shifrën e 6 milionë eurove. 32-vjeçari po vlerëson me kujdes ofertat, pasi edhe Monaco dhe disa ekipe nga MLS kanë shfaqur interes për të.

Në shtëpinë e Barcelonës po punojnë me intensitet për merkaton e sezonit të arshdhëm, kur përveç afrimeve të reja, drejtuesit duhet të mendojnë edhe për futbollistët të cilët duhet të largohen. Një nga lojtarët që do t’u japin lamtumirën ‘blaugranave” është Samuel Umtiti, pasi afrimi i Eric Garcias i minimizon në maksimum mundësitë e tij për t’u aktivizuar te katalanët. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit ia kanë bërë të qartë situatën lojtarit, i cili gjatë merkatos së verës duhet të kërkojë një sistemim të ri. Me largimin e francezit Umtiti Barcelona do të lirohej nga paga e lartë prej 12 milionë eurosh, që lojtari përfiton në vit.

Sirena ruse për Diego Godin. Mbrojtësi i cili është pjesë e Cagliarit që nga 20 shtatori i vitit 2020, ku u transferua pas eksperiencës tek Interi, pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit të Dinamos së Moskës. Pavarësisht se uruguaiani është 35 vjeç, rusët i kanë ofruar atij një pagë prej 4 milionë eurosh për tri sezone. Futbollisti është në kontratë me ekipin sard deri më 30 qershor të 2023 dhe për momentin duket se nuk ka ndërmend të lëvizë nga kampionati Italian.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...