Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shtohet kolonia spanjolle në Angli, trajneri i Balliut firmos me klubin e Premier League

Një tjetër trajner spanjoll zbarkon në Premier League. Andoni Iraola, ish-kapiteni i Athletic Bilbao, është emëruar trajneri i ri i Bournemouth.

40-vjeçari bask firmosi për dy vite me klubin e elitës angleze. Duke iu bashkuar në ishull emrave të tjerë iberikë si Pep Guardiola, Mikel Arteta apo Unai Emery.

Iraola luajti 12 sezone tek Athletic Bilbao dhe më pas mbylli karrierën te New York në MLS. Fanellën e kombëtares spanjolle e veshi në 7 raste.

Lexo edhe: 

Më pas karriera si trajner, që nisi në Qipro tek AEK Larnaca, skuadër me të cilën fitoi Superkupën. Pastaj rikthimi në Spanjë te Mirandes, ndërkohë që në tri sezonet e fundit drejtoi Rayo Vallecanon.

Skuadër me të cilën prodhoi një futboll të bukur, aty ku titullar fiks është edhe Ivan Balliu. Iraola riktheu Rayon në La Liga dhe e dërgoi deri në gjysmëfinalet e Kupës së Spanjës.

Tani transferimi në Premier League duke realizuar një dëshirë të madhe dhe shansi për të treguar aftësitë e tij mes më të mirëve.

Iraola kishte oferta të shumta, por ne jemi të lumtur ta prezantojmë si trajnerin tonë të ri. Stili i tij i futbollit ishte faktor i rëndësishëm në marrjen e këtij vendimi”, lexohet në komunikatën zyrtare të Bournemouth.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...