Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Shumë spekulime rreth së ardhmes me PSG-në, Neymar shuan çdo dilemë

Neymar i ka dhënë fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij. Sulmuesi brazilian ka edhe 3 vite kontratë me PSG-në, teksa emri i tij është lidhur me një transferim te Chelsea ose Manchester City.

30-vjeçari u ka dhënë fund dilemave, duke deklaruar se dëshira e tij është të qëndrojë në kryeqytetin francez dhe të provojë fitimin e Champions League, që është edhe ëndrra e madhe e PSG-së.

Unë dua të qëndroj gjithmonë në këtë klub. Deri tani drejtuesit nuk më kanë thënë gjë, kështu që nuk e di se cilat janë planet e tyre për mua. Zërat e merkatos nuk më shpërqendrojnë.

Unë jam i fokusuar të ndihmoj shokët e skuadrës për të fituar trofe”, deklaroi Neymar pas miqësores së sotme ndaj Urawa Reds.

Kampionët e Francës fituan 3-0 takimin miqësor ndaj skuadrës japoneze. Golat për ekipin e Galtier u shënuan nga Sarabia, Mbappe dhe Kalimuendo. Neymar u fut në fushë në minutën e 59’.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...