Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Si në 2010-ën, Barcelona kërkon ndihmën e tifozëve për revanshin ndaj Interit

Pa kaluar ende zhgënjimi i humbjes në ‘San Siro”, Barcelona ka filluar të mendojë për ndeshjen e kthimit ndaj Interit në “Camp Nou”, një sfidë vendimtare për ecurinë e katalanëve në Ligën e Kampionëve, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores, mund t’i lërë jashtë që në fazën e grupeve.

Këtë e dinë mirë katalanët, që kanë nisur të motivojnë tifozët për të mbushur shkallët e stadiumit të mërkurën në mbrëmje, me mesazhin “Të mërkurën ju do të jeni lojtari i 12”.

Thirrja e klubit është e ngjashme me atë të 2010-ës, kur Interi fitoi gjysmëfinalen e parë ndaj Barcelonës me rezultatin 3-1 dhe katalanët bënë apel për “remuntada” në sfidën e kthimit, por atëherë misioni dështoi.

Interi shkon në Barcelonë për dy rezultate, pasi nëse ia del të marrë një barazim, atëherë siguron kualifikimin me një fitore në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Slavias së Pragës dhe Bayernit, ndërsa me një fitore, merr direkt biletën që në “Camp Nou”.

Nga ana tjetër, Barcelona është e dënuar të fitojë dhe mundësisht me më shumë se një gol diferencë, për të çuar në favorin e saj bilancin në përballjet direkte mes dy skuadrave,

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...