Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Simeone kërkon të birin në skuadër, por Fiorentina kërkon shumë

Diego Pablo Simeone është gati të startojë sezonin e tij të nëntë në drejtim të Atleticos së Madridit, ndërsa edhe këtë herë ka synim për të triumfuar në kompeticione madhore.

Kështu, pasi bindi Antoinne Griezmann për të qëndruar në Madrid, trajneri argjentinas arriti të përforcojë skuadrën me elementë si Thomas Lemar dhe Gelson Martins.

Tashëm Simeone po punon për të sjellë në kryeqytetin spanjoll një sulmues pykë, që të rivalizojë me Diego Costën në majë të sulmit të skuadrës dhe emrin e lojtarit e ka brenda familjes.

Së fundi Atletico Madrid i ka bërë një ofertë zyrtare prej 40 milionë eurosh Fiorentinës, për të transferuar në Spanjë, Giovanni Simeonen, djalin e trajnerit të spanjollëve.

Skuadra italiane ka refuzuar ofertën e parë të spanjollëve, duke e cilësuar Simeonen si të pashitshëm, por mediat raportojnë se palët mund të mbyllin transferimin për një shifër prej 50 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...