Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sirena angleze për De Jong, një klub londinez “i prish punë”, Man. Unitedit

Sirena angleze për De Jong
Sirena angleze për De Jong

Sirena angleze për De Jong. Përveç Manchester United, që e kërkon prej kohësh, në garë për mesfushorin holandez të Barcelonë ka hyrë edhe Chelsea.

Sipas mediave spanjolle, bosi amerikan i londinezëve ka treguar gatishmërinë të paguajë plot 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit, me qëllim që ta çoj në “Stamford Bridge” verën e ardhshme.

Një shifër e tillë josh jo pak Barcelonën. Katalanët po kalojnë vështirësi ekonomike dhe 80 milionë do t’u mjaftonin për të rregulluar situatën dhe investuar sërish në merkato.

Lexo edhe:

Për më tepër, De Jong nuk shihet si titullar nga trajneri Xavi, që e ka të pestin në hierarkinë mesfushorëve, holandezin.

Megjithatë katalanët mbeten ende në pritje të kundërpërgjigjes së Manchester United. Trajneri ku Eric Ten Haag e ka bërë të qartë se e dëshiron me çdo kusht De Jong verën e ardhshme.

Frenkie De Jong ishte shumë pranë largimit nga Barcelona edhe verën e kaluar. Megjithatë në fund trajneri Xavi bllokoi transferimn e tij te Manchester United, pasi numri i mesfushorëve në organikë ishte i paktë.

Megjithatë për sezonin e ri katalanët kanë kthyer sytë nga Marselo Brozovic i Interit. Kroati shihet si zëvendësuesi ideal i Busquets, pasi De Jong nuk ka bindur në atë rol.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...