Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu zgjedh pasuesin e Ahmatajt, sot pritet prezantimi zyrtar

Pasi ndërpreu bashkëpunimin me marrëveshje me Julian Ahmatajn, Skënderbeu ka vendosur t’ia besojë pankinën ish sulmuesit të njohur Migen Memelli, i cili ka udhëtuar sot drejt Korçës dhe pritet të bëjë prezantimin zyrtar.

Memelli ka arritur marrëveshjen me presidentin e korçarëve Ardian Takaj dhe do të nisë menjëherë nga puna, pasi do të provojë të sigurojë mbijetesën me Skënderbeun, një mision ky që duket mjaft i komplikuar deri në këtë pikë të sezonit.

Kjo pasi në 17 javë korçarët kanë grumbulluar vetëm 12 pikë dhe mbijetesa direkt duket e pamundur, por shpresat janë për vendin e 8 të renditjes, që do t’u jepte mundësi të provonin qëndrimin mes më të mirëve nëpërmjet një ndeshjeje Play Off-i.

Migen Memelli ka disa eksperienca si trajner moshash, ndërsa në Kategorinë Superiore ka drejtuar për disa javë klubin e Laçit, ku ishte edhe ndihmës i trajnerit Artan Mërgjyshi. Së fundi Memelli ka qenë edhe një opinionist fiks i emisioneve sportive në Supersport.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...