Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Starti i Superiores/ Interes i ulët në stadium, Seferi qëllohet me shishe pas koke

Kategoria Superiore në Shqipëri ngriti siparin e sezonit të ri, që është edhe edicioni i 84-t i ligës elitare shqiptare, pikërisht me sfidën Kukësi-Tirana.

Ndonëse zbrisnin në fushë kampionët në fuqi përballë Kukësit në një impiant modern si “Kukësi Arena”, interesi për ndeshjen hapëse të Superiores ishte minimal, çka u reflektua qartësisht në shkallët e stadiumit, ku ishin vetëm disa qindra tifozë.

Gjithsesi edhe këta pak mjaftuan që të bëheshin protagonistë në minutën e 90’, kur një shishe me ujë përfundoi pas kokës së Taulant Seferit, i cili ra i shtrirë në tokë nga goditja e befasishme, shumë pranë tribunës ballore të stadiumit.

Megjithatë ky episod kaloi si të mos kishte ndodhur asgjë, sepse pas afrimit të arbitrit kryesor dhe disa lojtarëve të Kukësit, sulmuesi i Tiranës u ngrit në më pak se 30 sekonda për të vijuar lojën.

Natyrisht ishte qartësisht një përpjekje për të minimizuar episodin, e për të mos zbehur startin e Superiores, që në start prodhoi pak emocione, pak interes dhe shumë tension.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Itali

Paraqitjet pozitive të skuadrave italiane në kompeticionet e UEFA-s, sidomos në këto vitet e fundit kanë bërë që Italia të renditet zyrarisht e dyta...