Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Struga bie në shtëpi, Gjoka debuton me fitore në krye të Shkupit/ Shkëndija triumfon ndaj Gostivarit

Këtë të dielë u zhvilluan ndeshjet e raundit të 29-të të kampionatit maqedonas, me kryesuesin e kampionatit, Strugën që ra në shtëpi përballë Sileks-it.

Ishte Ibraimi ai i cili zhbllokoi ndeshjen dhe i dha avantazhin skuadrës së trajnerit Shpëtim Duro në minutën e 23’, ndërsa Radeski dyfishoi rezultatin e Strugës me golin e realizuar në minutën e 34’.

Lexo edhe:

Megjithatë miqtë u hodhën ën sulm dhe në minutën e 36’ Ignatov rihapi sfidën.

Fraksioni mbyllës foli për Sileks, me Ignatov që barazoi në minutën e 48’, teksa në minutën e 52’ Kalanoski përmbysi rezultatin. Pas këtij takimi Struga kryeson me 58 pikë, teksa Sileks renditet në vend të katërt me 41 pikë.

Trajneri Ernest Gjoka debuton me fitoren 3-2 në krye të Shkupit, me skuadrën shqiptare që mori 3 pikët ndaj Tikves-it në javën e 29-të të kampionatit maqedonas. Kjo përballje u zhbllokua në minutën e 39’ me Voshan që u dha avantazhin vendasve dhe vulosi pjesën e parë.

Ndërsa në nisje të fraksionit të dytë, më saktë në minutën e 53’ Spahiu barazoi për Tikves-in, teksa në minutën e 82’ po ai gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi miqtë në avantazh. Megjithatë Avornyo barazoi për Shkupin në minutën e 86’, teksa në minutën e 90+7’ ai gjeti sërish rrugën drejt rrjetës duke i dhuruar fitoren skuadrës së Gjokës.

Pas javës së 29-të Shkupi renditet në vend të dytë me 58 pikë, po aq sa Struga që mban kreun, teksa Tikves në vend të pestë me 39 pikë.

Shkëndija rikthehet te fitorja në kampionat, ndërsa bind me rezultatin 4-1 ndaj Gostivarit në javën e 29-të të kampionatit maqedonas.

Ndeshjen mes dy skuadrave shqiptare e dominuan “kuqezinjtë” të cilët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 2’ me Shalën. Në minutën e 9’ Shala gjeti sërish rrugën e rrjetës dhe dyfishoi avantazhin e Shkëndijës.

Në fraksionin e dytë, më saktë në minutën e 54’ Ademi realizoi golin e tretë për vendasit. Skuadra mike provoi të reagojë dhe në minutën e 81’ Kehinde gjeti golin për Gostivarin. Megjithatë rezultati i këtij takimi u vulos në minutën e 88’ nga Çinari, i cili i dhuroi golin e katërt skuadrës së tij.

Pas javës së 29-të Shkëndija renditet në vend të tretë me 55 pikë, teksa Gostivari në vend të shtatë me 37 pikë.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Itali

Paraqitjet pozitive të skuadrave italiane në kompeticionet e UEFA-s, sidomos në këto vitet e fundit kanë bërë që Italia të renditet zyrarisht e dyta...