Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Sulmuesi i Stuttgartit dëmtohet në shpatull, rrezikon disa javë mungesë

Nuk ka paqe për bomberin e Stuttgaritt, Sasa Kalajdzic në këtë fillim sezoni. Sulmuesi që shënoi 16 gola sezonin e kaluar, humbi gjysmën e dytë të përgatitjeve për shkak të koronavirusit dhe gjithashtu mungoi edhe në ndeshjen e parë ndaj Greuther Furth.

Kalajdzic u rikthye në skuadër javën e kaluar dhe të premten në mbrëmje u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes Leipzig-Stuttgart, e cila u fitua nga skuadra vendase me rezultatin e pastër 4-0, ndërsa sulmuesi austriak pësoi një dëmtim që mund ta lërë jashtë për disa javë.

Në minutën e fundit të ndeshjes, futbollisti u përplas me mbrojtësin e Leipzig, Mukiele, gjatë zhvillimeve të një goditjeje nga këndi dhe ra në tokë, duke dëmtuar shpatullën, ndërsa në fund u dërgua jashtë me ndihmën e barelës.

“Nuk kemi ende një diagnozë të saktë, por kishte dhimbje në shpatull dhe duket se e ka dëmtuar atë. Më vjen shumë keq, pasi nëse konfirmohet dëmtimi, Kalajdzic do të na mungojë për disa javë dhe ky nuk është aspak një lajm i mirë për ne. Gjithsesi tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt”, deklaroi trajneri i Stuttgart, Matarazzo.

Sasa Kalajdzic është sulmuesi kryesor i Stuttgartit dhe skuadra ka varur shpresat pikërisht te ai për të bërë një sezon të mirë dhe për të synuar një vend në kupat e Europës, por gjërat për austriakun duket se nuk po shkojnë ashtu siç pritej në këtë fillim sezoni.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...