Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Suso ndez Milan-Juve: Nëse shënoj shkoj në shtëpi në këmbë

Pas disa rezultateve negative radhazi, Milani u rikthye te fitorja në Serie A, këtë mesjavë, pasi arriti të mposhte me rezultatin 4-1 Chievon në transfertë. Tashmë rradhën e ka Juventusi. Misioni për të bërë një figurë të mirë të shtunën në San Siro ndaj bardhezinjëve nuk do të jetë aspak i thjeshtë për skuadrën e Montellës. Megjithatë një nga lojtarët më në formë te Milani në këto momente, Suso, është optimist për vazhdimësinë e sezonit të Milanit. Autori i golit të parë në fitoren ndaj Chievos theksoi se është shumë e rëndësishme që kuqezinjtë të mos humbasin përballë bardhezinjëve. “ Deri tani kemi qenë të bllokuar por mendoj se kthesa ka ardhur, do të jetë e rëndësishme të mos humbasim ndaj Juves. Nëse i shënoj Buffonit? Do ta bëj rrugën në këmbë deri në shtëpi”, deklaroi spanjolli i cili shtoi gjithashtu se edhe nëse Milani nuk kualifikohet në Champions League ai do të qëndrojë gjatë te kuqezinjtë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...