Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Sylvinho vlerëson golat, Manaj pritet të jetë pjesë e grumbullit të marsit!

Rey Manaj po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin turk, duke qenë shënuesi i tretë më i mirë i kampionatit me 14 realizime. Falë performancës së treguar, lushnjari pritet që të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për ndeshjet miqësore me Kilin dhe Suedinë. Burime të besueshme për SuperSport bëjnë me dije se Manaj do të grumbullohet nga kuqezinjtë për testet  miqësore që kombëtarja do të luajë në fundin e këtij muaji.

Lexo edhe:

Paraqitjet e Manajt nuk mund të kalonin jashtë vëmendjes së brazilianit, i cili ka punuar në të shkuarën me Manajn në kohën kur sulmuesi ishte pjesë e Interit. 27-vjeçari numëron 30 ndeshje dhe 6 gola me fanellën e Kombëtares, ndërkohë që kjo do të jetë hera e parë që ai vihet nën urdhrat e trajnerit Sylvinho. Për herë të fundit Manaj është grumbulluar në mars të vitit 2022.

 

 

 

Sulmuesi lushnjar nëse vijon me këtë ritëm mund të jetë kandidat për t’u bashkuar skuadrës në kampionarin europian që do të luhet në verën e këtij viti. Kuqezinjtë do të ndeshen me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën në Gjermani në data 15m 19 dhe 24 qershor.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...