Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ten Hag elozhe për Maguire: Po shfaqet dominues në fushë, merr iniciativë dhe dikton lojën

Manchester United mposhti Everton me rezultatin 2-0 duke u “kapur” fort pas vendit të katërt teksa “Djajtë e Kuq” u ngjitën në kuotën e 56 pikëve. Në ndeshjen e fundit, trajnerit Erik ten Hag i ka bërë përshtypje performanca e mbrojtësit Harry Maguire.

Ky i fundit në fakt nuk ka qenë një nga titullarët konstant të United në këtë sezon, megjithatë tekniku holandez theksoi se së fundmi po sheh një lojtar dominant në fushë dhe të ndryshëm nga e kaluara.

Lexo edhe:

“Maguire ishte dominues, po diktonte edhe lojën. Është një Maguire ndryshe nga javët apo muajt e mëparshëm. Tani shoh që Maguire merr më shumë iniciativë dhe dominon kundërshtarin kur vjen puna të duelet në zonë. Pason saktë dhe për mua ishte autor i një performance të shkëlqyer”, u shpreh Maguire.

Sfida e radhës për United është ajo ndaj Nottingham Forest në transfertë më datë 16 prill.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...