Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Theo Hernandez: Rinovimi shumë afër, dua të bëhem si Paolo Maldini

Milan nuk hasi probleme në Venezia, fitoi 0-3 dhe është ngjitur përkohësisht në krye të Serie A me 48 pikë. Kampionët e Interit numrojnë dy pikë më pak, por në të njëjtën kohë edhe dy ndeshje më pak.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Zlatan Ibrahimovic zhbllokoi shpejt takimin, ndërsa dygolëshi i Theo Hernandez vulosi suksesin me tris të kuqezinjve. 17 gola në total në kampionatin italian për mbrojtësin e majtë.

Lojtari francez ka kontratë deri në 2024 me Milanin, drejtuesit e klubit po tentojnë “blindimin” e tij dhe 24-vjeçari gëzon tifozët e “Djallit” në deklaratën e dhënë për Sky Sport.

Ne marrim energji nga trajneri ynë dhe punojmë çdo ditë për t’u rikuperuar e përmirësuar. Ne jemi një ekip që i merr ndeshjet një nga një. Fitimi i titullit nuk është i thjeshtë, por do e tentojmë deri në fund.

Rinovimi? Ndodhemi në një pikë të mirë. Unë jam i lumtur që prej ditës së parë te Milani. Paolo Maldini është treguar i qartë me mua.

Unë dua të bëhem si ai te Milani, punoj fort që të jem më i miri në rolin tim”, deklaroi Theo Hernandez, i cili mbajti sot për herë të dytë shiritin e kapitenit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...