Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tifozët e Arsenal “dashurohen” pas portierit të tyre, festoi duke puthur tifozerinë kundërshtare

Arsenal mori fitoren e tretë radhazi në Premier League teksa mposhti me rezultatin e thellë 1-4, skuadrën e Leeds United. Topçinjtë e siguruan fitoren që në pjesën e parë falë një dygolëshi të Martinellit dhe një tjetër realizimi të Saka. Në pjesën e dytë, golit të Raphinha iu kundërpërgjigj Smith Rowe, ndërsa një episod që tërhoqi shumë vëmendjen ishte festa e portierit të Arsenal, Aaron Ramsdale.

Ky i fundit ishte i shqetësuar gjatë gjithë kohës për shkak të ofendimeve nga tifozeria kundërshtare, mirëpo kjo nuk e pengoi të festonte në sytë e kundërshtarëve golat e shokëve të skuadrës dhe t’i nervozonte më shumë kundërshtarët.

Fillimisht, 23-vjeçari feston me gjuhën jashtë, ndërsa në vazhdim edhe iu dërgon puthje tifozerisë kundërshtare, e cila me siguri është ndjerë keq. Për këtë arsye edhe tifozët e Arsenal, e kanë kthyer në idhull Ramsdale ndërsa disa prej tyre i kërkojnë klubit t’i japë shiritin e kapitenit.

Sakaq, Ramsdale është transferuar në këtë sezon te Arsenal nga skuadra e Sheffield United, për shifrën e 28 milionë eurove, ndërsa ishte parashikuar të ishte portieri zëvendësues i Leno, mirëpo së fundmi ia ka “vjedhur” postin gjermanit.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...