Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tjetër zhgënjim nga Juventusi, e mposht Sassuolo me Bajramin në fushë

Juventusi pëson humbjen e dytë radhazi në Serinë A dhe praktikisht e bën të pamundur renditjen mes katër skuadrave më të mira, me synim pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm (mund të luajë në Champions edhe nëse fiton Europa League-n).

Bardhezinjtë dështuan të merrnin pikë në “Mapei Stadium”, përballë Sassuolon, duke i zhgënjyer sërish tifozët, që e ende e kanë të freskët disfatën me Lazion në “Olimpico”.

Lexo edhe:

Gjatë pjesës së parë, portieri i bardhezinjve, Perin, i mohoi golin francezit Gregoire Defrel, por s’mund të bënte asgjë në minutën e 74-t, kur i njëjti futbollist nuk gaboi në mundësinë që iu dha brenda zonës.

Vetëm pak minuta pas golit të shënuar nga Sassuolo, Nedim Bajrami (mes lojtarëve me notë më të lartë te Sassuolo), i aktivizuar titullar nga trajneri Dionisi, ia la vendin Zorteas.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e fundit, me Sassuolon që mori tri pikë me shumë vlerë, që e ngjitin në vendin e 10-të me 40 pikë.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...