Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Trajner spektakolar”, kapiteni fton Luis Enriquen tek Atletico Madrid

Luis Enrique i dha fund aventurës 4-vjeçare si trajner i kombëtares spanjolle pas dështimit në Katar 2022. Iberikët u eliminuan nga Maroku në raundin e 1/8-ve dhe drejtuesit e Federatës vendosën të ndryshonin trajnerin, duke i besuar stolin Luis de la Fuente, i cili u “gradua” nga Spanja U21.

Sa i përket Luis Enriques, AS shkruan se 52-vjeçari mund të marrë drejtimin e Atletico Madrid ose Manchester United. Diego Simeone pritet të largohet nga “Colchoneros” në fund të sezonit dhe presidentit Cerezo i pëlqen ta zëvendësojë me teknikun spanjoll.

Një ide e tillë intrigon edhe kapitenin Koke, i cili ka punuar me Luis Enriquen te Spanja. “Luis është një trajner spektakolar. Idetë e tij të futbollit ndryshojnë me stilin me të cilin luajmë ne, por pse jo? Do ishte bukur ta kishim trajner në të ardhmen”, deklaroi mesfushori spanjoll.

Në lidhje me Luis Enriquen foli edhe CEO i klubit kryeqytetas, Miguel Angel Gil Marin: “Më pëlqen shumë personalisht dhe profesionalisht. Mendoj se ai ka talentin për të trajnuar çdo ekip në ligën tonë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...