Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Trajneri i Empolit nuk i kursen elozhet për Berishën: Garanci ta kem në fushë!

Etrit Berisha ishte një nga futbollistët e kombëtares që ndryshoi skuadër këtë verë. Portieri shqiptar u largua nga Torino ku nuk kishte hapësira për t’u transferuar te Empoli. Në skuadrën e re, 34-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm dhe ndër të tjera ka qenë edhe autor i paraqitjeve tejet pozitive. Në konferencën për shtyp, trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli nuk i kurseu elozhet për gardianin duke u shprehur se përveç aspektit sportiv, Berisha ka shumë vlera edhe në aspektin njerëzor.

Lexoni edhe:

“Prej momentit kur unë jam në këtë skuadër, Berisha është duke bërë një punë shumë të mirë. Është një person i jashtëzakonshëm edhe në dhomat e zhveshjes, është i rëndëishëm për ekipin. Bën shumë mirë punën e tij dhe për mua është një garanci ta kem në fushë”, u shpreh Andreazzoli.

Empoli i Berishës zbret në fushë të hënën në mbrëmje me sfidën që duke nisur nga ora 20:45, mund ta ndiqni në SuperSport 3.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...