Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Tre pikë në katër ndeshje, kapiteni udhëheq revoltën në dhomat e zhveshjes kundër trajnerit

Borussia Dortmund ia doli të kualifikohej nga faza me grupe në Champions League, pavarësisht se ishin pjesë e një grupi me Paris Saint-Germain, Milan dhe Newcastle. Madje, gjermanët ia dolën edhe ta fitonin grupin duke u kualifikuar si të parët. Megjithatë, ambienti nuk është aspak i qetë në radhët e verdhezinjve duke qenë se rezultatet në Bundesliga mungojnë.

Tre pikë në katër ndeshjet e fundit bëjnë që Dortmund të jetë plot 12 pikë larg kryesuesve të Bayer Leverkusen. Nervat nuk mbajnë më dhe mediat zbulojnë se marrëdhënia e kapitenit Marco Reus me trajnerin Edin Terzic është thyer totalisht.

Lexo edhe:

Krisja erdhi në ndeshjen me Augsburg ku Terzic e zëvendësoi Reus në minutën e 58, ndërsa sulmuesi nuk denjoi as t’i hidhte sytë teknikut në momentin kur mbërriti në stol. Terzic u hakmorr dhe në ndeshjen e fundit ndaj Mainz e la Reus në stol për 90 minuta.

Kështu, kapiteni tashmë ka nisur një fushatë në dhomat e zhveshjes kundër trajnerit Terzic duke kërkuar që t’i kthejë kundër pjesën më të madhe të skuadrës. Vendimi i takon drejtuesve të klubit që po ndjekin nga pranë situatën dhe kanë dy opsione, ose të largojnë trajnerin Terzic ose të dërgojnë në tribunë për pjesën e mbetur të sezonit Marco Reus.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...