Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Treshja e sulmit bën Kukësin të ëndërrojë, 1 brazilian dhe 2 ballkanas lider të verilindorëve

Java e 11-të në Abissnet Superiore është mbyllur duke dhënë verdiktet e plota, ndërsa kreu nuk ndryshon. Kukësi vazhdon të jetë në ndjekje të Tiranës, me vetëm 1 pikë diferencë, por tani verilindorët kanë sulmin më të mirë të kampionatitit me 25 gola, 4 me shumë se Tirana.

Fitorja tenistike 6-1 ndaj Kastriotit në Kamëz, i jep të drejtë skuadrës së Diego Longos të besoj seriozisht te titulli kampion. Asgjë nuk është rastësi, Kukësi jo vetëm ka sulmin më të mirë, por gjithashtu në listën e golashënuesve, 3 emrat e parë janë nga formacioni i verilindorëve.

Kroati Edi Basa kryeson këtë listë, me 6 gola të shënuar edhe pse ndaj krutanëve nuk e gjeti rrjetën, ndërsa serbi Milunovic i’a doli të shënonte duke shkuar në kuotën e 5 finalizime. Të njëjtë numër golash, tani ka edhe Feijao, braziliani i cili ishte protagonisti kryesor në fitoren e të shtunës, pasi shënoi një “tripletë”, kur deri përpara javës së 11-të kishte shënuar vetëm dy gola, ndaj Partizanit dhe Teutës.

16 nga 25 golat kanë ardhur pikërisht nga kjo “treshe”, që për momentin bënë diferencën krahasuar me skuadrat e tjera, duke dhënë sinjalet e duhura për italianin Longo, që tani repartin e sulmit e sheh si pikën më të fortë. Përpara takimit me Kastriotin, Kukësi ishte veçuar për lojën e bukur, por tani verilindorët krenohen edhe me golat.

Sulmuesi tjetër që ka arritur të gjej golin është edhe Klejdi Daci, por me pak minuta në këmbë, ndërsa gola ka patur edhe për repartet e tjera. Me 2 gola për momentin janë  Gjelbrim Taipi dhe Ndreca, ndërsa Peposhi, Hila, Shqiprim Taipi dhe Lulaj kanë gjetur gjithashtu rrugën e rrjetës në këtë edicion.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...