Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Trofeu i parë nga viti 2012, trajneri i Spanjës: Ky brez lojtarësh nuk më zhgënjen!

Spanja ia doli të fitonte trofeun e parë pas Europianit të vitit 2012, teksa triumfoi pas goditjeve të penalltive në finalen e Nations League ndaj Kroacisë. “Furia e Kuqe”, tashmë nën drejtimin e trajnerit De La Fuente kërkon të nisë një cikël të ri fitues pas atij brezit të artë që i dhuroi kombëtares dy Europianë dhe një Botëror. Lidhur me brezin e ri të kombëtares, trajneri De La Fuente beson se lojtarët aktualë nuk do ta zhgënjejnë atë dhe Spanjën ndërsa shtoi se i njeh shumë mirë futbollistët e tij.

“Këta lojtarë janë mësuar me suksesin, pres që të kemi vazhdimësi dhe dua që të fitojmë më shumë. Këtë brez lojtarësh e njoh shumë mirë dhe e di se nuk do të më zhgënjejnë. Këtë javë ishim shumë të relaksuar dhe e shijuam shumë stërvitjen. I thashë lojtarëve që të qëndronin të qetë dhe kanë bërë një punë të shkëlqyer.

Lexo edhe:

Meritonim ta fitonim lojën brenda 90-minutëshit dhe jo në kohën shtesë apo nga penalltitë. Megjithatë, kur triumfonin nga goditjet e 11-metërshave edhe suksesi ka një shije ndryshe, më të veçantë. Do të isha i lumtur edhe nëse nuk do të fitonim, por sigurisht që suksesi i bën të gjithë më të qetë e të lumtur”, u shpreh De La Fuente.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...