Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

U lodh nga paratë dhe femrat, ish-futbollisti i United konvertohet në prift

Ish-lojtari i Manchester United, por edhe Norëich, Phil Mulryne vendosi të konvertohej në prift pas një jete të shpenzuar mes luksit, ku paratë dhe femrat ishin kryefjalë. Vetë Mulryne theksoi se pavarësisht se e kuptoi me vonesë atë se çfarë do të duhej të bënte në jetë, tashmë është i qetë pasi ka gjetur rrugën e duhur dhe se ndjehej i lumtur që po e eksploronte. Ish-lojtari nuk la pa përmendur edhe kohën kur ishte aktiv në sport, duke theksuar se ndjehej bosh dhe se nuk ishte i lumtur.

Mulryne është tërhequr nga futbolli në moshën 31-vjeçare në vitin 2009, ku për herë të fundit luante me Norwich. Mulryne bëri debutimin në futbollin profesional në vitin 1996 me fanellën e Manchester United ndërsa gjithashtë koleksionoi edhe 27 paraqitje me kombëtaren e Irlandës së Veriut.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...