Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

U zhduk për dy ditë për të parë Brazilin, “Perandorin” e lë gruaja

Ish-“ylli” brazilian, Adriano, dikur “Perandori” i futbollit, i tërhequr si lojtar profesionist në vitin 2016, vazhdon të prodhojë lajme me bëmat e tij. Nga Brazili raportojnë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, Micaela Mesquita, pas vetëm 24 ditësh martesë, sepse ai “u zhduk për dy ditë për të parë ndeshjet e Kupës së Botës”.

Çifti fillimisht kishte planifikuar të martohej më 30 nëntor, por vendosi ta afronte dasmën, madje fotografitë e celebrimit u bënë publike në Instagram.

Për një zënkë e fortë për Kupën e Botës, bëri që çifti të ndahej. Adriano thuhet se shkoi me makinë në Vila Cruzeiro, një lagje e Rio de Janeiro, për t’u takuar me miqtë e tij për të parë ndeshjen e Brazilit kundër Zvicrës. Atje ai ka qëndruar dy ditë rresht, pa i dhënë asnjë shpjegim bashkëshortes së tij. Kur u kthye, iu desh të përballej me furinë e Mesquiatas.

Grindja degjeneroi deri në atë pikë sa të dy kërkuan divorcin. Mesquita ka fshirë të gjitha fotot e saj me Adrianon në Instagram.

Dyshja anuloi gjithashtu një festë të programuar me familjen dhe miqtë e tyre gjatë fundjavës pas ndarjes së tyre shokuese.

Megjithatë, mund të ketë ende shpresë për çiftin pasi ata kanë një histori ndarjeje dhe rikthimi së bashku. Ata janë ndarë dhe janë bashkuar pesë herë më parë.

Kujtojmë që 40-vjeçari thuhet se ka shpenzuar plot 13 000 stërlina për 18 prostituta në viti 2015, për të kaluar zhgënjimin që pësoi nga mostransferimin i tij te Le Havre, në Ligue 1.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...