Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

UEFA modifikon statusin, Ceferin vendos të mos kandidojë për një tjetër mandat

UEFA modifikon statusin, Ceferin gati të kandidojë edhe për një mandat
UEFA modifikon statusin, Ceferin gati të kandidojë edhe për një mandat

Aleksander Ceferin nuk do të kandidojë edhe për një mandat të tjetër në krye të UEFA-s, në zgjedhjet e 2027-ës. Pavarësisht se Qeveria Europiane e Futbollit modifikoi edhe zyrtarisht statutin e kandidimit, kreu aktual i UEFA-s nuk do të kërkojë një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme.

Kundër modifikimit të statutit votoi vetëm Federata Angleze, ndërsa Ukraina abstenoi. Ceferin deklaroi se ky do të jetë mandati i tij i fundit dhe se nuk do të kandidojë sërish në vitin 2027.

Ceferin erdhi në krye të UEFA-s, në 2016-ën, pas pezullimit të kreut të atëhershëm, Michel Platini dhe një nga rregullat që miratoi, ishte kufizimi i i presidencës në maksimumi 3 mandate.

Lexo edhe:

Më pas slloveni u rizgjodh në 2019-ën dhe 2023-shin, duke çuar në tre numrin e mandateve të tij, megjithatë pretendimi i Ceferin ishte që mandati i parë ishte i ardhur nga situata e jashtëzakonshme dhe ishte më i shkurtër se normali, ndaj nuk duhej llogaritur.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...