Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

UEFA u vjen në ndihmë federatave me një fond të majmë, përfiton edhe FSHF!

UEFA u vjen në ndihmë federatave antare të saj dhe klubeve të futbollit. Qeveria më e lartë e futbollit europian ka vendosur të shpërndajë një fond prej 236,5 milionë eurosh, para që do të shkojë për 55 federatat që bëjnë pjesë në UEFA për të përballuar sa më mirë krizën e pandemisë Covid-19.

Fondi vjen nga programi i asistencës HatTrick që ka lindur në vitin 2004 me qëllimin për të mbështetur zhvillimin e disa zonave specifike të sektorit futbollistik në nivel lokal. Në këtë rast cdo antar i UEFA-s përfshirë edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, mund të përdorë kuotën që i takon nga ky fond në mënyrën që do ta konsiderojë më të nevojshme pa asnjë penalitet, mbi bazën e nevojave që ka. Një fond i rëndësishëm ky i miratuar nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin që u vjen në ndihmë federatave dhe klubeve europiane përfshirë edhe ato shqiptare. Fondi maksimal që mund të përfitojë një federatë është deri në 4,3 milionë euro.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...