Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ 4 shtylla, gafa dhe përmbysje e “çmendur”! Lecce shtang Fiorentinën në shtesë

Triumf i “çmendur” 3-2 i Lecces përballë Fiorentinës në sfidën e prapambetur në Serie A. Skuadra e D’Aversës siguroi tri pikë dramatike në “Via del Mare”.

 

Ylber Ramadani mungoi për vendasit, pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Ndërkohë që Medon Berisha e ndoqi takimin nga stoli.

 

Traversa shpëtoi Fiorentinën në minutën e 11’, moment kur afrikani Banda nuk kishte fat. Lecce nuk i ndali sulmet dhe kaloi në avantazh në minutën e 17’. Francezi Oudin ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi. Me topin që u ndal në rrjetë.

 

Pak minuta më parë, kryesori Giua akordoi penallti për vendasit, por korrigjoi gabimin pasi pa në VAR që faulli ishte jashtë zonës. Skuadra nga Firenca kishte sërish fat në minutën e 27’.

Lexo edhe:

Me sulmuesin Krstovic të cilit shtylla i mohoi golin. Fiorentinën “mbeti gjallë” dhe në fraksionin e dytë reagoi dhe përmbysi përkohësisht rezultatin.

 

Krstovic dhe Banda humbën sërish raste për Leccen, ndërkohë që Mandragora dhe Beltran nuk gabuan në krahun tjetër. E pafalshme gafa e portierit të Lecces te goli i dytë i Fiorentinës.

 

Minutat e fundit ishin “thriller”. Belotti dhe Parisi goditën traversën për Fiorentinën, ndërkohë që Lecce përmbysi gjithçka, duke dërguar tifozët në ekstazë.

 

Piccoli barazoi shifrat në minutën e fundit. Dy minuta më vonë erdhi edhe fitorja nëpërmjet realizimit të 19-vjeçarit Dorgu, i cili gjeti golin e parë në Serie A. Duke rikthyer Leccen te fitorja pas 6 ndeshjesh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...