Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Arsenal merr fitoren e dytë radhazi, dy talentë “nderojnë” topçinjtë ndaj West Ham

Arsenal ka marrë fitoren e dytë radhazi teksa pas triumfit të fundit me Southampton ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 1-0, West Ham. Topçinjtë iu falën një goli të talentit brazilian Gabriel Martinelli, i cili realizoi tre minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë. 20-vjeçari u shfaq përballë portierit Fabianski dhe me një goditje tokazi shkundi rrjetën për të kaluar të tijtë në avantazh.

Me kalimin e minutave, për vendasit u bë edhe më e thjeshtë duke qenë se miqtë mbetën me 10 vetë në minutën e 67 me Coufal që mori kartonin e dytë të verdhë, por shkaktoi edhe penallti. Megjithatë, në këtë rast Arsenali nuk përfitoi teksa Lacazette u hipnotizua nga Fabianski. Gjithsesi, të besuarit e trajnerit Arteta nuk u ndalën derisa gjetën edhe golin e qetësisë, i cili erdhi në minutën e 87 nga ana e Smith Rowe.

Talenti e mori topin metra larg portës kundërshtare, megjithatë avancoi mirë dhe iu drejtua qendrës aty kun ë hyrje të zonës lëshoi një goditje preçize dhe të pakapshme për Fabianskin. Pas këtij episodi, West Ham u dorëzua ndërsa Arsenal pas këtij suksesi ngjitet në vendin e katërt të renditjes me 29 pikë, duke parakaluar Ëest Ham që është një vend më poshtë në kuotën e 28 pikëve.

Sa i takon ndeshjeve të tjera, Southampton i Brojës barazoi në transfertë me rezultatin 2-2 ndaj Crystal Palace ndërsa sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë për “Shënjtorët”. Sakaq, Wolverhampton mposhti me rezultatin minimal 0-1 në transfertë Brighton, falë një goli të Saiss në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Rezultatet:

Brighton-Wolverhampton 0-1

Arsenal-West Ham 2-0

Crystal Palace-Southampton 2-2

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...