Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Buchanan debuton me Interin, kanadezi i parë që luan në Serinë A

Interi triumfoi bindshëm 4-0 ndaj Salernitanës së vendit të fundit dhe u shkëput me +10 pikë në krye të renditjes, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt titullit kampion të 20 në histori, që do të pasohej me yllin e dytë në fanellë.

Krahas stadiumit të mbushur sërish dhe një 90-minutëshi thuajse perfekt, e premtja ishte edhe dita e duhur për debutimin e kanadezit Tajon Buchanan me fanellën zikaltër, futbollist ky i afruar në merkaton e janarit.

Buchanan mori vendin e Bastonit në minutën e 77’, teksa tifozeria zikaltër e inkurajoi menjëherë me ovacione, teksa në fushë kanadezi tregoi menjëherë cilësitë e tij teknike, ndonëse këtë herë në krahun e majtë të mesfushës dhe pas ndeshjes nuk e fshehu emocionin e debutimit.

“Është një ëndërr që bëhet realitet, të luaj për Interin, para kësaj tifozerie në “San Siro”. E prisja këtë moment, pasi kam punuar shumë dhe tani shpresoj vetëm të vazhdoj kështu. Skuadra më ka qëndruar pranë që ditën e parë dhs trajneri më këshillon vazhdimisht. Mund të luaj në disa pozicione në fushë dhe shpresoj të ndihmoj sa më shumë skuadrën”, tha Buchanan.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...