Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Dramë në Mestalla, gjyqtari i mohon fitoren Realit për një…. sekondë

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e nëntë shtesë (ishin dhënë shtatë minuta) kur gjyqtari i njohur vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes vetëm një apo dy sekonda para se Bellingham të shtynte me kokë topin drejt rrjetës për golin e 2-3, pas një krosimi nga e djathta.

Manzano nuk mund ta kthente vendimin e tij, duke shkaktuar zemërimin futbollistëve dhe pankinës së Realit, që pushtuan fushën për t’i kërkuar llogari kryesorit.

Një vendim që pritet të shkaktojë polemika të ashpra, pasi tashmë Barcelona ka mundësinë ta ngushtojë në gjashtë pikë diferencën (duhet të fitojë në “San Mames”).

Sa i përket kronikës, Reali pësoi dy gola në pjesën e parë dhe arriti ta shkurtonte diferencën me Vinicius në fundin e këtij fraksioni. Braziliani realizoi edhe golin e dytë të “Los Blancos” për të ardhur më pas tek episodi i fundit që pritet të diskutohet gjatë në Spanjës.

Golat:

Festë në “Mestalla” në ndeshjen mes Realit dhe Valencias për javën e 27-të të La Liga. Skuadra vendëse realizoi dy gola brenda katër minutash lojë, duke u dhënë një goditje të fortë futbollistëve “Los Blancos”.

Të parin e shënoi Hugo Duro në minutën e 27-të, që shfrytëzoi goditjen e Perez, që iu shndërrua në asist.

Vetëm katër minuta më vonë, një gabim në pasim i dha mundësinë ukrainasit Yaremchuk të realizonte të dytin.

Pjesa e parë mbyllet me golin e brazilianit Vinicius, që ngushtoi diferencën në 2-1.

Barazohet rezultati në “Mestalla”, Vinicius shënon të dytin, 2-2.

Ndodh e pabesueshmja në minutën e nëntë shtesë, Gil Manzano vërshëllen një sekondë pa hyrë topin në rrjetë, mbyllet me tension ndeshja.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...