Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Video/ Gola dhe spektakël, Tirana mposht Teutën dhe merr kreun e vetme

Përballjen direkte mes kryesuesve e fiton Tirana, që mposht 3-2 Teutën në “Elbasan Arena” dhe shkëputet e vetme në krye të renditjes, në kuotën e 11 pikëve, tre më tepër se durrsakët dhe Kukësi që e ndjekin.

Bardheblutë ia dalin të marrin tre pikë në një sfidë mjaft të komplikuar, pasi trajneri Shehi e nisi ndeshjen pa disa prej titullarëve, që ishin rikuperuar rishtazi nga koronavirusi, megjithatë ata që zbritën në fushë, justifikuan besimin.

Xhixha hapi festivalin e golave dhe madje mund të kishte shënuar shumë më tepër se një gol, nëse do të ishte treguar më gjak-ftohtë para portës, ndërsa Teuta rigjen baraspeshën me Ivanovic,pas një goditjeje standarde, të cilat durrsakët i kanë specialitet.

Në pjesën e dytë bëri gjithçka Tirana, që fillimisht shënoi në portën e saj me Najdovskin dhe më pas dy herë në atë të Pano Qirkos, me anë të Totre dhe Vesel Limajt, i cili nxori nga repertori një nga golat më spektakolarë, për t’u dhënë tre pikë bardhebluve.

 

Teuta-Tirana 2:3  Ivanovic 16′, Najdovski (AG) 47’/ Xhixha 1′, Totre 50′, Limaj 64′ (“Elbasan Arena” & Supersport 3)

90’+5 – Vërshëllen tre herë Enea Jorgji, duke lënë në fuqi fitoren e Tiranës, që me tre pikët e sotme, shkëputet e vetme në krye të renditjes.

90’+1 – Zogaj koordinohet mirë pas një krosi në zonë, por gjuan lehtë dhe topi përplaset te Behiratce, para se të zotërohet nga portieri Bekaj.

 

90′ – Akordohen 5 minuta shtesë

84’ – Visar Bekaj kalon në aventurë, pasi del për të grushtuar një top në kufijtë e vijës së zonës, por e ul për një kundërshtar, që për pak mund ta kishte ndëshkuar, megjithatë topi shkon mbi kuadrat.

81’ – Aksion i gjatë i Teutës, me Lorenco Vilën që kthen drejt qendrës, aty ku Najdovski largon topin në këndore, por për pak sa nuk shënon një tjetër autogol.

69’ – Pranë golit të katërt Tirana. Pas një krosimi nga goditja e dënimit, topi shkonte Behiratche, që e devijon drejt portës, por Qirko këtë herë reagon në mënyrë perfekte, duke grushtuar në këndore.

64’ – Gooooool. Vesel Limaj. Fantazisti bardheblu ekzekuton në mënyrë spektakolare një goditje dënimi, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Qirko. Perfekt ekzekutimi i fantazistit, por jo pa faj gardiani i durrsakëve, që u spostua shumë në shtyllën e parë, ndërkohë që duhej të bënte të kundërtën.

50’ – Gooooool. I menjëhershëm barazimi. Një top i gjatë i Hoxhallarit, gjen Seferin në zonë, i cili ul saktë për Totre dhe mesfushori nga Maqedonia e Veriut e dërgon në rrjetë.

 

47’ – Goool. Teuta gjen menjëherë avantazhin. Pas një aksioni pa shumë pretendime, Acquah dërgon një krosim në zonë, aty ku Najdovski provon ta largojë në këndore, por e dërgon topin në rrjetën e portës së Bekajt.

 

 

– Starton 45-minutëshi i dytë. Tirana e nis me ndryshime, duke hedhur në fushë Taulant Seferin në vendin e Hotit.

 

45’+4 – Vërshëllen Enea Jorgji për të sinjalizuar fundin e pjesës së parë, me skuadrat që shkojnë në dhomat e zhveshjes në barazim 1-1.

 45′ – Akordohen 4 minuta shtesë…

36’ – Rast i artë edhe për Teutën, por këtë herë shpërdoron Emiliano Vila. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Kallaku lëshoi një pasim perfekt brenda zonës për Vilën, që i vetëm me portierin, gjuajti mbi kuadrat.

31’ – Sërish dueli Xhixha-Qirko dhe sërish portieri i durrsakëve del fitues. Hoti nis një pasim fantastik për sulmuesin brdheblu, që merr mirë këtë herë de vihet i vetëm përballë Qirkos, por gjuan keq dhe topi ndalet në trupin e portierit të Teutës. Në vijim provon gjuajtjen Përgjoni, por topi shkon jashtë.

30′ – Dy mundësi të njëpasnjëshme për Tiranën, me Toshevskin që provon aftësitë e Qirkos, ndërsa më pas Hoxhallari nis mirë Xhixhën, por sulmuesi merr keq dhe nuk arrin të vihet në pozicion goditjeje.

16’ – Goooool. Ivanoviç rikthen baraspeshën.  Një goditje standard e ekzekutuar mirë nga Kallaku dhe topi shkon te Ivanovic, që gjuan saktë me kokë, duke e dërguar në rrjetën e portës së Bekajt.

6’ – I papërmbajtshëm Xhixha, që niset me një top të gjatë, krijon hapësirën dhe godet, por këtë herë topi ndalet në duart e Qirkos.

4’ – Tjetër rast i artë për Xhixhën, që kalon edhe portierin, por Selmani është më i shpejtë dhe shpëton Teutën nga goli i dytë.

1 ‘ – Goooool! Ndizet menjëherë sfida në “Elbasan Arena”. Xhixha e sheh veten i vetëm përballë portierit Qirko, por ky i fundit ndal tentativën e parë, megjithatë në vijim të aksionit gardiani durrsak grushton goditjen e Toshevskit, por topi shkon sërish te Xhixha, që këtë herë e ka të lehtë ta shtyjë në rrjetë dhe t’u japë avantazhin bardhebluve.

 

– Starton sfida, me Tiranën që luan topin e parë nga qendra…

 

Formacionet zyrtare:
Teuta (4-2-3-1): Qirko; Todorovski, Selmani, Ivanovic, Jackson; Acquah, Aleksi; E. Vila, Kallaku, Plaku; Koubemba
Tirana (3-5-2): Bejak; Përgjoni, Behiratche, Hoxhallari, Toshevski; Najdovski, Toli, Limaj, Hoti, Totre; Xhixha

Statistikat dhe ecuria:
– Teuta dhe Tirana janë përballur plot 73 herë në total me njëra-tjetrën, me bilancin që flet qartësisht në favor të kryeqytetasve, të cilët numërojnë 30 fitore, 23 barazime dhe 20 humbje. Durrsakët kanë shënuar 57 gola dhe kanë pësuar 95.

– Sezonin e kaluar dy skuadrat janë përballur katër herë, nga të cilat Teuta ka fituar dy, Tirana një dhe një tjetër ka përfunduar në barazim. Golavarazhi është i barabartë 3-3, megjithatë vlen të theksohet se durrsakët kanë fituar të dy ndeshjet në transfertë dhe asnjërën si pritëse.

– Teuta vjen me stofin e kampiones në fuqi dhe në katër javët e para të kampionatit ka grumbulluar 8 pikë, falë dy fitoreve e dy barazimeve.

– Edhe Tirana ka start identik me durrsakët, pasi ka fituar ndeshjen e parë dhe të katërt, por numëron edhe dy barazime ndërmjet, ndaj të dyja kryesojnë me nga 8 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...