Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Hazard e goditi me shqelm, djaloshi i topave sot është bërë milioner!

Në një ndeshje futbolli të gjithë kërkojnë të marrin rolin e protagonistit, edhe nëse nuk janë ata aktorët kryesorë në fushë. Gjatë këtyre viteve kemi parë shpeshherë tifozë që futen në fushë, mesazhe të ndryshme që përcillen nga tribunat apo edhe ata, djaloshat të cilët mbledhin topat që në shumë raste kanë rezultuar vendimtar me vonesat e lojës apo me rikthimin e shpejtë të topit në lojë. Një episod që mbahet mend gjatë është ai Eden Hazard në kohën kur aktivizohej me Chelsea.

Në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Ligës në vitin 2013, “Blutë e Londrës” kishin ngecur në një barazim 0-0 ndaj Swansea ndërsa kërkonin me ngulm të shënonin pasi në takimin e parë në Stamford Bridge ishin mposhtur me rezultatin 0-2. Në një moment të caktuar, një nga djaloshat që mblidhte topat nisi të vononte lojën dhe Hazard nuk i mbajti nervat duke e goditur me shqelm.

Belgu u ndëshkua me karton të kuq dhe në fund Chelsea u eliminua. Në fund, djaloshi, i quajtur Charlie Morgan festoi dhe mesa duket prej asaj dite gjithçka ka shkuar mbarë për të pasi ai tashmë është shndërruar në një biznesmen të suksesshëm dhe së bashku me shokun e tij, kanë krijuar linjën e Vodkës Au.

Kjo markë tashmë vlen të paktën 40 milionë sterlina teksa prodhon minimumi 35.000 shishe në ditë. Një aspekt që e rriti tejmase biznesin e Morgan ishte edhe marketing teksa Au Vodka është prezantuar duke shoqëruar figura të njohura të sportit si Ronaldinho apo Floyd Mayweather.

Kështu, në më pak se 10-vite distancë, Morgan kaloi nga shkelmat e Hazard në një biznesmen të suksesshëm, ndërsa e kundërta ndodhi për futbollistin që belg që nuk mundi të përmbushte pritshmëritë sidomos te Real Madrid.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...