Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Interin e nderon stoli përballë PSG, zikaltërit e përmbysin ndeshjen për dy minuta

Inter fiton miqësoren e zhvilluar në Japoni ndaj skuadrës së Paris Saint-Germain. Zikaltërit në fakt e panë veten në disavantazhin e një goli teksa pësuan në minutën e 63-të pas një goditje të shkëlqyer nga distanca të mesfushorit Vitinha.

Megjithatë, Interi dhe trajneri Simone Inzaghi gjetën mënyrën për të reaguar. Tekniku aktivizoi nga stoli emra si Fratessi, Esposito, Sensi, por edhe Asllani dhe me këta ritmi i italianëve ndryshoi. Vendimtar u shfaq Fratessi i cili dhuroi dy asistë. Goli i parë erdhi në minutën e 81-të kur shënoi Esposito, ndërsa dy minuta më pas, Fratessi “ftoi” në aksion Sensin, i cili nga fare pranë portës mposhti portierin Gianluigi Donnarummën.

Një rezultat që nuk ndryshoi deri në fund dhe që lë një shije të mirë për Interin teksa grupi funksionon, aq më tepër kur reagimi vjen edhe nga lojtarët e stolit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...