Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Kamerun-Serbi mbyllet me 6 gola, skuadrat ndajnë pikët

Kamerun-Serbi janë ndarë në “paqe” me barazimin 3-3, duke marrë secila prej dy skuadrave pikën e parë në Kupën e Botës Katar 2022.

Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, me serbët që dominuan minutat e para, megjithatë golin e parë e gjetën kamerunasit që realizuan me Castelletto në minutën e 29’.

Më pas Serbia mori situatën në kontroll dhe barazoi në minutën e 45+1’ me Pavlovic, ndërsa në minutën e 45+3’ Milinkovic-Savic përmbysi rezultatin.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe tre gola të tjerë, Mitrovic e çoi në 1-3 rezultatin në minutën e 53’.

Kameruni reagoi mjaft mirë dhe ngushtoi diferencën me Aboubakar që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 63’. Ndërsa në minutën e 66’ Choupo-Moting do të realizonte golin e barazimit.

Pas këtij takimi Kameruni renditet në vend të tretë të Grupit G me një pikë, ndërsa Serbia në vend të katërt po me një pikë.

Kamerun-Serbi (3-3) 

Kupa e Botës Katar 2022 

66′-Goool! Barazon Kameruni, Choupo-Moting e dërgon topin në rrjetë.

64′-Goool! Aboubakar e dërgon topin në rrjetë, por pas një dyshimi për pozicion jashtë loje goli konfiromohet.

53′-Serbia thellon avantazhin, Mitrovic shënon golin e tretë për serbët.

45+3′-Gool! Milinkovic-Savic përmbys gjithçka, e dërgon topin në rrjetë me goditje me kokë.

45+1′-Serbia gjen barazimin, Pavlovic godet topin me kokë dhe e dërgon në rrjetë.

 

29′-Goool!Kameruni merr avantazhin, Castelletto gjen rrugë drejt rrjetës. Pas një rrëmuje në zonë, teksa nga ekipi i tij po ekzekutohej një goditje nga këndi dhe i lënë në harresë nga mbrojtja serbe Castelletto arrin të shënojë.

Ndërpritet për rreth një minutë ndeshja Kamerun-Serbi, shkak është bërë një problem në sistemin e dëgjimit të arbitrit kryesor të ndeshjes Mohammed Abdulla Hassan M.

17′-Serbia vazhdon sulmet me Mitrovic në kryes, sulmuesi tenton të gjejë rrjetën, por krijon vetëm iluzionin e golit.

11′-Serbia hidhet në sulm, Mitrovic tenton të gjejë golin, por e dërgon topin në shtyllë.

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...