Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Luis Diaz përmbys Brazilin, babai i tij shpërthen në lot

Luis Diaz shënoi dy herë me kokë kundër Brazilit, duke i dhuruar Kolumbisë së tij fitoren e parë në një sfidë eliminatoresh Kupe Bote kundër skuadrës seleçao (2-1).

Gabriel Martinelli kaloi pesë herë kampionët e botës në avantazh, por sulmuesi i Liverpoolit ndezi të pranishmit në “Estadio Metropolitano” të Baranquillas me golat e tij.

Sidomos babanë e tij të dashur, i cili vetëm pak ditë më parë u lirua nga pengmarrësit në Kolumbi. Ai bashkë me nënën e Luis Diaz, u rrëmbyen në datën 29 tetor.

Lexo edhe:

Ndërkohë që nëna Cilenis u lirua menjëherë, babai i tij u mbaj peng 12 ditë radhazi maleve të Kolumbisë nga guerilasit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN).

 

Dhe djali i tij pasi u çmall me të, zbriti në fushë dhe shënoi dy herë, duke u dhuruar familjarëve emocione të forta, por edhe gjithë kolumbianëve.

 

Virale janë bërë videot e festimit të babait të sulmuesit të Liverpoolit, i cili qan si fëmijë nga lumturia e madhe e golave kundër Brazilit. Duke u çliruar nga vuajtjet e mëdha të këtyre ditëve.

Gjatë gjithë ndeshjes mendoja për babanë. Ai gjithmonë ka patur mentalitetin e duhur në momente të vështira. Fitorja dhe golat e mi janë për të.

 

Falënderimet i takojnë Zotit, ai bën gjithçka të mundur. Kemi kaluar gjithmonë momente të vështira, por jeta të bën më të fortë dhe më trim”, u shpreh 26-vjeçari pas ndeshjes.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...