Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Milani fiton trofeun Berlusconi, mposht Monzën me penallti

Milani dhe Monza u përballën mes tyre në një miqësore të veçantë në nder të Silvio Berlusconit, ish-presidentit të dy klubeve.

I cili dërgoi kuqezinjtë në majën e botës dhe ngjiti Monzën për herë të parë në histori në Serie A. Berlusconi ndërroi jetë më 12 qershor në moshën 86-vjeçare.

Në stadiumin “Brianteo” të Monzës, u zhvillua edicioni i parë i trofeut Berlusconi, që u fitua nga Milani. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Lexo edhe:

Christian Pulisic kaloi skuadrën e Piolit në avantazh pas gjysmë ore lojë. Aksion i bukur i amerikanit dhe penallti për Milanin.

Pulisic e mori përsipër ekzekutimin, Di Gregorio grushtoi goditjen e parë, por nuk kishte çfarë të bënte në tentativën e dytë të 24-vjeçarit.

Avantazhi i “Djallit” zgjati vetëm tri minuta, pasi Andrea Colpani riktheu baraspeshën me golin e tij. Në fund penalltitë.

Lojtarët e Milanit u treguan më të saktë dhe fituan trofeun e ish-presidentit të tyre legjendar në një mbrëmje emocionuese për dy tifozeritë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...