Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Miqësorja në Japoni, nuk ka fitues në Inter-Al Nassr

Përfundon në barazim 1-1 miqësorja Al Nassr-Inter. Të dy golat e ndeshës që u luajt në Japoni, u shënuan në pjesën e parë.
Abdulrahman Ghareeb kaloi në avantazh skuadrën nga Arabia Saudite, teksa Davide Frattesi realizoi golin e barazimit në fundin e fraksionit të parë.

Simone Inzaghi aktivizoi edhe Kristjan Asllanin në pjesën e dytë. Mesfushori 21-vjeçar i kombëtares shqiptare, zhvilloi një performancë pozitive.

Asllani rrezikoi në tri raste portën kundërshtare me goditjet e tij. Teksa nuk munguan pasimet e bukura dhe të sakta drejt shokëve të skuadrës.

Lexo edhe:

Miqësore

AL-NASSR-INTER 1-1 (Abdulrahman Ghareeb 23′ / Frattesi 44′)

Kronika e ndeshjes:

76′ Provon përsëri Asllani. E djatha potente nuk ka saktësinë  duhur.

 

57′ Sërish Asllani. Goditje e bukur e 21-vjeçarit, topi ngjitur me shtyllën pingule.

 

56′ Inkursion i bukur i Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar driblon dy kundërshtarë dhe gjuan fort. Por është qendrore dhe pritet nga portieri kundërshtar.

 

44′ Goooool! Kroson Dumfries, Davide Frattesi shënon një gol të bukur me kokë. Barazohet rezultati. 

 

30′ Tri raste të njëpasnjëshme për zikaltrit. Correa, Lautaro dhe Dumfries nuk ia dalin të dërgojnë topin në rrjetë.

 

27′ Interi afër barazimit. Diagonalja e kapitenit Lautaro devijohet në këndore nga portieri saudit.

 

23′ Goooool! Skuadra saudite në avantazh falë golit të Abdulrahman Ghareeb. 

 

22′ Cristiano Ronaldo godet në ecje e sipër. Topi përfundon jashtë.

 

20′ Al-Nassr pranë golit. Goditje me kokë, grushton Stankovic, portieri i ri i Interit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...