Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Muja i pandalshëm, “sllallom” dhe finalizim me kokë, vjen goli i tretë në kampionat

Tjetër gol nga Arbnor Muja në radhët e Antwerpit në Belgjikë. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi golin e fundit në fitoren e thellë 4-1 ndaj Eupen në kampionat.

Më shumë se goli, ia vlen të shihet sllallomi i sulmuesit anësor, i cili e merr topin thuajse në zonën e tij dhe përfundon për pak sekonda në zonën kundërshtare, duke shërbyer për shokun e skuadrës në të djathtë.

Lexo edhe:

Sigurisht që goli ka doza fati, por Muja bëri gjithçka mirë në këtë rast, duke u gjendur në fund në vendin dhe kohën e duhur, për ta dërguar topin në rrjetë me kokë.

Tre gola në total nga 24-vjeçari në kampionat, një në Champions League: starti i sezonit është premtues për lojtarin e përfaqësueses kuqezi.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...