Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Një suedez shpëton United, barazim spektakolar në Lisbonë

Pa fitues përfunduan dy takimet e mbrëmjes në Champions League. Atletico Madrid-Manchester United u mbyll në barazim 1-1 dhe skuadra që do të kualifikohet në çerekfinale do të përcaktohet nga dueli i 15 marsit në “Old Trafford”.

Me Suarez dhe Griezmann në stol, ishte Joao Felix që zhbllokoi takimin në minutën e shtatë. Ylli portugez goditi bukur me kokë pas krosimit të Renan Lodit dhe topi përfundoi në rrjetë pasi preku shtyllën.

Gjithsesi, “Djajtë e Kuq” evituan humbjen falë golit të 19-vjeçarit Anthony Elanga, i cili gjeti golin e parë në Champions League dhjetë minuta përpara fundit, duke u treguar gjakftohtë përballë Oblak pas asistit të Bruno Fernandes.

Barazim edhe në Benfica-Ajax. Takimi i luajtur në Lisbonë përfundoi në barazim 2-2. Dusan Tadic realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 18-të, por vendasit reaguan dhe gjetën golin e barazimit tetë minuta më vonë.

I pafat Sebastian Haller, i cili devijoi gabimisht një top në portën e tij. Tifozët e Benficës në festë, por sulmuesi nga Bregu i Fildishtë rregulloi gabimin e tij dy minuta më vonë, duke rikthyer Ajaxin në avantazh.

“Shqiponjat e Lisbonës” nuk u dorëzuan dhe ukrainasi Roman Yaremchuk vendosi baraspeshën me golin e shënuar në minutën e 72-të, vetëm dhjetë minuta pasi ishte future në fushë.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...