Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

VIDEO/ PSG përmbys Lille dhe vazhdon shkëputjen në krye të Ligue 1

Paris Saint-Germian vazhdon rrugëtimin në krye të Ligue 1, ndërsa bind me fitoren 3-1 ndaj Lille në javën e 21-ët.

Ishin miqtë ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Yazici që zhbllokoi sfidën në minutën e 6’.

Megjithatë vetëm katër minuta më pas Ramos barazoi për vendasit, teksa një autogol i Alexsandros në minutën e 17’ përmbysi rezultatin.

Ndërkohë goli i fundit dhe që vulosi këtë takim u realizua në minutën e 80’, me Barcola që bëri një super kalim dhe i dhuroi asist Kolo Muani-s, i cili e finalizoi topin në rrjetë.

Pas kësaj përballjeje PSG kryeson me 50 pikë, teksa Lille renditet në vend të katërt me 35 pikë.

Sa i përket sulmuesit të përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova luajti nga minuta e parë deri në të 67-ën.

PSG-Lille (3-1)
Java e 21, Ligue 1

80′-Goool! Barcola bën një super kalim dhe ia dhuron topin Kolo Muani-s, me këtë të fundit që e finalizon në rrjetë.

58′-Shkëndijë e Zhegrovës, sulmuesi dardan provon të gjejë rrugën drejt rrjetës.

17′-Autogol i Alexsandro pas goditjes së Fabian Ruiz, PSG përmbys shumë shpejt Lille. 

10′-Goool! Dembele dhuron asist, Ramos barazon për PSG-në.

06’- Goool! Yazici shfaqet në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe gjen rrugën drejt rrjetës.

Formacionet zyrtare: 

Lexo edhe:

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...