Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

VIDEO/ Shqipëria U19 pëson disfatën e dytë, Belgjikës i mjaftoi vetëm një pjesë loje

Shqipëria U19 pësoi disfatën e dytë radhazi në eliminatoret për Europianin e kësaj grupmoshe që zhvillohet në vitin 2024. Pas humbjes me Irlandën, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku zhgënjyen edhe ndaj Belgjikës U19 që triumfoi në Elbasan Arena me shifrat 0-2.

Dy gola në pjesën e parë, madje në harkun e katër minutave (27 dhe 31) i mjaftuan miqve për të marrë tre pikë të rëndësishme në Grupin 13. Aktualisht, Shqipëria mban vendin e fundit në këtë grup dhe ndeshjen e radhës e luan po në Elbasan Arena (aty ku zhvillohen ndeshjet e këtij grupi), ndaj Sllovenisë.

Lexo edhe:

Aty ku do të kërkohet me ngulm fitorja. Tre pikë që mund ta rendisin Shqipërinë në vendin e tretë të grupit dhe të shpresojnë për t’u kualifikuar në Elite Round si një nga të tretat më të mira.

Belgjikë U19-Shqipëri U19 2-0

Kronika e ndeshjes:

31′ Goool! Belgjika U19 gjen sërish rrugën e rrjetës me të njëjtin autor si në golin e parë, Fernandez-Pardo ndëshkon kuqezinjtë e Bulkut

27′ Goool! Belgjika U19 kalon në avantazh, Muzambo me një inkursion nga e majta fton në aksion Fernandez-Pardo që nuk gabon nga një pozicion mjaft i favorshëm

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...