Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Stopim dhe rrotullim perfekt brenda zonës, Limaj gjen golin në Rumani

Vesel Limaj gjeti golin në elitën rumune aty ku aktivizohet me skuadrën e Hermannstadt. Ish-mesfushori i Tiranës realizioi në minutën e 11-të të ndeshjes ndaj Arges teksa goli i 26-vjeçarit ishte mjaft i bukur dhe i vështirë për nga mënyra e realizimit. Fillimisht, Limaj iu desh ta ulte topin dhe më pas me një rrotullim shmangu mbulimin e mbrojtësve duke e dërguar sferë në cepin e portës aty ku portieri kundërshtar e kishte të pamundur për ta mbërritur.

Lexo edhe: 

Për Limaj ishte goli i parë në dhjetë ndeshje me fanellën e Hermannstadt teksa forma e mesfushorit duket se po vjen në rritje. Edhe në javën e kaluar, Limaj ishte protagonist për ekipin e tij duke asistuar në fitoren 0-2 ndaj Miovenit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...

Merkato

Bento Matheus Krepski është portieri që Interi ka zgjedhur si pasuesin e Yann Sommer. Zvicerani ka bërë shumë mirë në dy sezonet me zikaltrit,...