Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Villareali feston në kryeqytet, Unai Emery ia del më në fund ndaj Simeones

Atletico Madrid bie në “Wanda Metropolitana” përballë Villarealit. “Nëndetësja” e verdhë fitoi 0-2 falë dy golave të shënuar në 17 minutat e fundit të takimit.

Feston më në fund Unai Emery përballë Diego Simeones. Trajneri spanjoll nuk kishte fituar asnjë nga 12 përballjet kundër Atleticos së “El Cholo”-s.

Përballja u karakterizua nga raste të shumta në të dy krahët, por ekipi mik u tregua më i saktë dhe cinik. Yeremy Pino përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së Atleticos dhe mposhti Oblak me një diagonale të saktë (73’).

 

Minutat e fundit ishin plot emocione dhe tension, por golin e gjeti sërish Villareal, që mbylli llogaritë e kësaj sfide falë golit të Gerard Morenos (97’).

Portieri Oblak nuk e priti mirë festën e lojtarëve miq përpara tifozëve vendas, ndërkohë që arbitri ndëshkoi argjentinasin Nahuel Molina me të kuq.

 

Në fund 0-2, rezultat që ngjit Villarealin në krye me 6 pikë të plota, po aq sa kanë edhe Real Madrid, Betis dhe Osasuna. Atletico mbetet në kuotën e tre pikëve.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...